
Një këmbësore 30-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në aksin Berat-Dimal, ndërkohë që ka shpëtuar fëmija i saj 2 vjeç.
“Blutë” kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, A. T., 25 vjeç.
“Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën. Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale”.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



