Emri/ Shpërthen në lëvizje makina në rrugën Sauk-Teg, humb jetën shoferi

Emri/ Shpërthen në lëvizje makina në rrugën Sauk-Teg, humb jetën shoferi

Një makinë ka shpërthyer mesditën e kësaj të shtune në Tiranë teksa ka qenë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, ku automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy