
Dy ditë pas protestës së PD-së, e cila pati edhe episode dhune dhe përplasje me policinë, demokratët pritet të mblidhen në selinë blu për të diskutuar në lidhje me strategjinë politike të opozitës.
Këngëtari Stresi, i cili ishte mjaft aktiv gjatë protestës së të shtunës në përplasjen me policinë, është fotografuar sot në lokalin pranë selisë blu.
Stresi është parë në shoqërinë e Florenc Hoxhës, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë së Tiranës, gjatë kohës kur kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.
Gjatë ushtrimit të detyrës si kreu i INUV-së, Hoxha mbahet mend për një sërë episodesh të dhunshme gjatë përballjes me qytetarët.



