Dy shqiptarë kapen në kufirin grek me kokainë në brez

Dy shqiptarë kapen në kufirin grek me kokainë në brez

Policia greke ka sekuestruar 2 kg 52 gr kokainë në doganën e Kapshticës, ndërsa në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Mësohet se dy të arrestuarit, të moshës 32 dhe 33 vjeç, u kapën në pjesën greke të pikës kufitare, pasi kishin kaluar kufirin në këmbë.

Ata e kishin ndarë sasinë e lëndës përgjysmë dhe e kishin vendosur rreth brezit në një mbajtëse të përshtatur për atë qëllim.

Dy shqiptarëve u janë sekuestruar edhe 1030 euro dhe 57 mijë lekë të rinj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy