Nga sot kërkohet rezultati negativ i testit për udhëtime drejt Gjermanisë

Nga sot kërkohet rezultati negativ i testit për udhëtime drejt Gjermanisë

Gjermania ka vendosur kufizime të reja në kuadër të masave antiCovid për hyrjen në vend duke nisur nga sot.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” informoi qytetarët se për të udhëtuar drejt Gjermanisë nevojitet rezultati negativ i testit COVID-19, i kryer jo më shumë se 48 orë para mbërritjes, ose certifikata e imunitetit e lëshuar brenda 6-muajve të fundit.

“Udhëtarët që vijnë nga rajonet e rrezikuara me destinacion përfundimtar Gjermaninë, ju lutem duhet të mbajnë parasysh se kërkohet rezultati negativ i testit COVID-19 ose (AntiGen, RT-LAMP) më së shumti 48 orë para mbërritjes në Gjermani, ose certifikata e një rezultati pozitiv të testit PCR (më i vjetër se 21 ditë por jo më i vjetër se 6 muaj certifikatë imuniteti)”, informoi TIA.

Certifikatat duhet të jenë në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.

“Udhëtarët që vijnë nga rajone të rrezikuara duhet të paraqesin një konfirmim online të DEA-s (“Digitale Einreiseanmeldung”) gjatë imigracionit. Linku:www.einreiseanmeldung.de. Udhëtarëve që vijnë nga rajone me rrezik u kërkohet të hyjnë në një karantinë 10-ditore. Sipas rregulloreve në fuqi, karantina 10-ditore mund të hiqet më shpejt pas ditës së pestë dhe pas një rezultati negativ të provës”, thuhet në njoftimin e TIA-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy