Një aksident ku janë përfshirë katër automjete, është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën e Fierit. Sipas informacioneve paraprake, makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy prej tyre kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.
Si pasojë e përplasjes janë regjistruar dëme materiale, si dhe janë plagosur lehtë drejtuesit e mjeteve.
Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca, ndërsa policia po heton për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.



