
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 18 vite burg për Klement Balilin.
Në kushtet e gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish-drejtorin e Transportit Rrugor të Sarandës reduktohet në 12 vjet burg.
Pretence është dhënë sot nga prokurori Ened Nakuçi, pas dështimit të tre seancave gjyqësore.
Klement Balili u dorëzua më 15 janar, një lëvizje që u bë pikërisht në momentin që Prokuroria e Krimeve të Rënda përmbylli dosjen e tij, duke e dërguar për gjykim.
Klement Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Në fund të shkurtit, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të Klement Balilit.



