Dy turistët e huaj të plagosur nga mjetet lundruese ndodhen jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)

Dy turistët e huaj të plagosur nga mjetet lundruese ndodhen jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)

Dy turistët të cilët u plagosën një ditë më parë nga mjetet lundruese, njëri i cili u godit nga skafi në Gjipe dhe tjetri i aksidentuar duke lundruar me motor uji në Durrës, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Besmir Pula raportoi për “MCN Live” nga Spitali i Traumës ku ndodhen dy turistët, duke thënë se 21-vjeçari belg i cili u aksidentua me Jet Ski ka lënë spitalin dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Të dy turistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 47-vjeçari gjerman ka pësuar dëmtime në këmbë dhe krahë, pasi po notonte në thellësi kur u godit nga një skaf dhe aktualisht ndodhet në pavion. 

Turisti gjerman ka ardhur me helikopter nga Gjipeja dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ka rezultuar se nuk ka rrezik për jetën dhe nga urgjenca ka kaluar në pavion dhe jo në reanimacion. 

Sa i përket të aksidentuarit në Durrës që lundronte me Jet Ski, 21-vjeçari ka lënë spitalin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy