Makina përplas për vdekje 40-vjeçarin në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë

Makina përplas për vdekje 40-vjeçarin në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari është shënuar mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë ku automjeti tip "Mercedes Benz", me drejtues Gj. Gj., ka aksidentuar këmbësorin, e seksit mashkull, rreth 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të viktimës së këtij aksidenti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy