Në kërkim prej pesë vitesh, kapet në Bulqizë

Në kërkim prej pesë vitesh, kapet në Bulqizë

Një person i shpallur në kërkim prej pesë vitesh, është vënë në prangat e policisë së Bulqizës.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim  të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit,  kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Years”.

Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy