Trageti i linjës Ankona-Durrës është shndërruar në një arenë konflikti, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.
Në sherrin e nisur në traget mbetën të plagosur 6 persona, mes tyre tre personel trageti nga Mali i Zi, një shofer kamioni nga Maqedonia dhe një kosovar me bashkëshorten e tij.



