Ja se kush tentoi të digjej me benzinë para Kuvendit

Ja se kush tentoi të digjej me benzinë para Kuvendit

Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një akt vetëflijimi sot përpara Kuvendit të Shqipërisë teksa mbahej seanca plenare.

Sipas Policisë një 32-vjecar me iniciale F.H ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Mësohet se shtetasi Fatjon Hoxha ka qëndruar i vetëm në sheshpushimin përpara Kuvendit dhe në dorë kishte një shishe me benzinë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxorri çakmakun për ti vendosur flakën vetes.

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.

Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy