
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacion antikanabis të Policisë së Shtetit mbrëmjen e djeshme, ku u asgjësuan 6210 bimë narkotike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se operacioni për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike u shtri në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë. Gjithashtu ministri Balla thekson se pret më shumë goditje kundër kultivimit të narkotikëve. “Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”.



