Gledis Nano në SHBA, diskutohet nga lufta kundër korrupsionit, tek hetimet e përbashkëta

Gledis Nano në SHBA, diskutohet nga lufta kundër korrupsionit, tek hetimet e përbashkëta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Takimet që Nano zhvilloi me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Nano u takua me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.     

Homologët amerikanë vlerësuan vendosmërinë e Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe ofruan mbështetjen e tyre për Policinë shqiptare, në të ardhmen.

Gjithashtu, Policia e Shtetit shqiptar u vlerësua për rolin e saj në ndihmën e afganëve të zhvendosur në Shqipëri, vitin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy