Lëvizte me armë me vete në makinë, pranga të riut në Vlorë, mbas hekurave dhe pasagjeri

Lëvizte me armë me vete në makinë, pranga të riut në Vlorë, mbas hekurave dhe pasagjeri

Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte me makinë me armë me vete. Shërbimet e Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për dy shtetas që po qarkullonin në fshatin Kotë me automjet dhe dyshoheshin se ishin të armatosur dhe mund të kryenin ndonjë veprimtari kriminale, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: - Jurgen Zotaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; - E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, në fshatin Kot, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin J. Z. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. Z. iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi J. Z. ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy