Abuzoi seksualisht dhe kërcënoi të miturën, Apeli burgos të riun

Abuzoi seksualisht dhe kërcënoi të miturën, Apeli burgos të riun

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj shtetasit E. Gj, i dënuar me 9 vite burg për akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur”, të cilën e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të, si dhe e kishte kanosur për të mos frekuentuar më shkollën.

Ngjarja u denoncua në vitin 2019 nga e mitura me inicialet A. M., ndërsa abuzuesi i saj u shpal fajtor dhe u dënua me 6 vite burgim, pas uljes me 1/3 të dënimit sipas nenit 406/1 të K.Pr. Penale. Trupa gjykuese u përbë nga relatore gjyqtare Elona Toro, dhe anëtarë Adlira Petri dhe Genti Shala.

Njoftimi i plotë:

Më datë 11.06.2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, sëbashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me iniciale E.Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë,kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur E.GJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1330-188 datë 04.12.2020 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Gj për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë)vite burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E. Gj, për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a prg.2 i Kodit dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

-Bazuar në Nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”dënimin me 9 (nëntë) vite burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Gj dënohet me 6 (gjashtë)vite burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale E.GJ, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm për veprat penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 88 datë 08.02.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 1330-188 datë 04.12.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy