Krujë, zbulohen 700 bimë kanabisi në zona të pyllëzuara
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 700 bimë narkotike kanabis sativa të cilat u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të dy fshatrave të Krujës dhe të malit të Bruzit.
Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 14-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh, si dhe në malin e Bruzit, Krujë, u gjetën në total, të kultivuara në tokë, 700 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.