Vjedh fugonin, kapet i dehur në timon dhe pa leje drejtimi

Vjedh fugonin, kapet i dehur në timon dhe pa leje drejtimi

Një person i cili vodhi një automjet tip fugon, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore në Vlorë, duke e drejtuar këtë automjet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.         

 Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy