Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit, Mirditë, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, duke ndikuar gjithashtu edhe në Rrugën e Kombit.
Sipas raportimeve nga korrespondenti i MCN në Lezhë, trashësia e borës ka arritur disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka bllokuar këtë aks rrugor.
Mjetet borëpastruese janë dërguar në terren dhe po punohet intensivisht për të rikthyer normalitetin në qarkullim.



