Gjykata e Posaçme ka dënuar me 78 vite burg 12 të pandehurit e dosjes “Revanshi” mes të cilëve edhe Emiljano Shullazi e Astrit Avdyli. Këta të fundit me gjykim të shkurtuar do të vuajnë nga 10 vite burg.
Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash nga grupi i strukturuar kriminal deri tek vrasja e mbetur në tentative. Një nga episodet kryesore të kësaj dosje është plani për eleminimin e Durim Bamit.
