Burrë e grua kanë tentuar të grabisin një argjendari në Shkodër.
Burime për MCN bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Arben Hoxhaj dhe Anisa Hoxhaj nga qyteti i Vlorës, pasi tentuan të grabisin mesditën e kësaj të enjteje një argjendari në qytetin e Shkodrës.
Dy grabitësit kanë hasur rezistencën e pronarit të argjendarisë dhe ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tyre.
Bëhet me dije se ata kishin ardhur nga Vlora me një automjet të marrë me qera tip Toyota.



