
Policia në Fier ka arrestuar sot tre perosna dhe një ka shpallur në kërkim me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar një 25-vjeçar me iniciale F. S., dhe 27-vjeçarin V. Sh., të dy banues në Sheq Marinas.
Dy të rinjtë u kapën duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në pyllin e fshatit Seman. Gjithashtu për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një tjetër bashkëpunëtor, shtetasi E. M.
Poashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë G. H., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, pasi u kap në flagrancë në fshatin Lofkënd, Mallakastër, duke transportuar në automjetin e tij tip “Toyota Rav 4”, fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.
Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192 fara si ato të bimëve narkotike, si dhe kubikë me fidanë narkotikë cannabis sativa.



