
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruan mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Mengel, ku automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor. 79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit



