Zjarr në fshatin Kalivaç në Memaliaj/ Digjen pemë frutore, në flakë edhe kabina elektrike

Zjarr në fshatin Kalivaç në Memaliaj/ Digjen pemë frutore, në flakë edhe kabina elektrike

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Kalivaç të bashkisë Memaliaj.

Sipas korrespodentit të MCNtv, po shkrumbon momentalisht drurë frutore dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt të cilat po luftojnë me flaket agresive.

Furia e zjarrit ka përpirë dhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke lënë në errësirë banoret e zonës.

Sipas përllogaritjeve te deritashme, behet fjale se  demi është i madh pasi janë djegur gati 50 drurë frutore dhe ullishte.

Zjarri po i afrohej banesave por ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve te Memaliajt, ka shmangur tragjedinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy