Shpërndanin kokainë në një tabakino, pranga dy vëllezërve në Tiranë

Shpërndanin kokainë në një tabakino, pranga dy vëllezërve në Tiranë

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Tabacchino”, të dyshuar për shpërndarje kokaine në një tabakino.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin duke vënë në pranga D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin “Tabacchino” që administronin dy vëllezërit, në rrugën “Kasem Shima”, dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti, dorezë metalike.  

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy