
Një fermë kanabisi është zbuluar nga autoritetet britanike, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë. Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç.

Dy shqiptarët u arrestuan brenda fermës, ndërsa akuzohen për prodhim të kanabisit. Policia gjithashtu zbuloi, gjatë inspektimit të pronës, se energjia elektrike ishte e vjedhur.

Në total u sekuestruan rreth 950 kanabis sative me një vlerë rreth 950,000 paund.



