Vinin baste sportive me celular, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Vinin baste sportive me celular, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Goditen dy raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke vënë në pranga dy persona të cilët vinin baste sportive, me aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Loni Ligori”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatet celulare.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy