Një fëmijë është përplasur nga një furgon, duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:55, në Sarandë.
Në rrugën e pestë pranë një lokali, automjeti tip “Furgon” me targë AA 832 EV, me drejtues shtetasin A.N., 25 vjeç, banues në Sarandë, ka goditur aksidentalisht fëmijën e mitur, shtetasin V. Sh., 7 vjeç, banues në Sarandë.
Fëmija ka qenë duke ecur me gjyshen e tij, por i është shkëputur asaj nga dora duke i dalë përpara automjetit.
Fëmija ka marrë dëmtime në kokë dhe shembje diku nga mesi i trupit, për pasojë u dërgua në Urgjencën e Spitalit të Sarandës por do të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
