Një sasi prej 2 kilogramë e 330 gramë heroine, që do të trafikohej drejt Italisë u sekuestrua paraditen e kësaj të mërkurre në Portin e Durrësit, ndërsa në pranga ranë 2 persona. Policia arrestoi 38-vjçaren Laureta Rama dhe Bashkim Hasanin, 67 vjeç, ndërsa një 29-vjeçar u shpall në kërkim.



