Një sasi droge rekord është kapur ditën e sotme në zonën e Matit.
Në fshatin Rremull në një magazinë mësohet se janë gjetur plot 3 tonë e 132 kilogramë kanabis.
Policia informon se dropga është gjetur në banesën e shtetasit me iniciale Sh.L.
Në të njëjtën zonë janë gjetur edhe parcela me 13.100 bime kanabisi.
Ndërkohë mësohet se kanë nisur hetimet në lidhje me pronarët e tokës ku është kultivuar lënda narkotike.



