Zetori del nga rruga, humb jetën drejtuesi 71-vjeçar në Dushk të Lushnjës

Zetori del nga rruga, humb jetën drejtuesi 71-vjeçar në Dushk të Lushnjës

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Dushk të Lushnjës. 


71 vjeçari Hekuran Xhelo, ishte duke lëvizur me mjetin bujqësor tip zetor me rimorkio për të shkuar të punonte në tokat e tij. 

 

Në një pjesë të rrugën në dishezë, Xhelo  ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës. Hekurani ka qenë i vetëm në mjetin bujqësor dhe përmbysja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes së rëndë dhe do të përcaktojë shkaqet që sollën aksidentin fatal.

 

 Trupi i të ndjerit është përcjellë në morgun e spitalit të Lushnjës ku do të kryhet ekzaminimi mjeko ligjor. 

 

Rruga në të cilën ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor është rrugë bujqësore e shtruar me çakull, çka dyshohet se mund të ketë sjellë daljen nga rruga për shkak të shpejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy