Zbulohet anës lumit Gjanica parcela me kanabis, arrestohet një person

Zbulohet anës lumit Gjanica parcela me kanabis, arrestohet një person

Një operacion anti-kanabis i policisë së Mallakastrës i koduar “River” ka zbuluar 70 bimë narkotike, duke vënë në pranga autorin e kultivimit.

Si rezultat i një hetimi dyjavor, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, u finalizua operacioni gjatë të cilit u vu në pranga Elton Goxhaj, 39 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

39-vjeçari u gjet, si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e policisë, në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se i dyshuari është autor i kultivimit të bimëve narkotike.

39-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por uniformat blu bënë të mundur arrestimin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy