Një 33-vjeçar I shpallur në kërkim për vjedhje dhe trafik emigrantësh është arrestuar nga Policia e Kurbinit. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi A.L., 33 vjeç, banues në Thumanë, me precedent të mëparshëm penalë.
Arrestimi i të riut u bë në Tapizë, në kuadër të operacionit “Ndjekja”.
33 vjeçari u shpall në kërkim në muajin tetor për vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga Policia e Korçës, pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka transportuar 14 emigrantë të huaj, me qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.



