Drogë në makinë, GJKKO lë në burg efektivin e policisë dhe 2 shokët e tij

Drogë në makinë, GJKKO lë në burg efektivin e policisë dhe 2 shokët e tij

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, si dhe dy shokët e tij, pasi u kapën pak ditë më parë me kokainë brenda makinës në Tiranë.

Në burg janë lënë edhe 2 miqtë e tij të arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafaj, ndërsa ky i fundit ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë është edhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy