
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Bulqizë.
Në vendin e quajtur kthesa e Krastës, shtetasi S.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar shtetasit që ishin në këtë automjet, konkretisht A.T., 58 vjeç, P.Sh., 73 vjeç, A.Gj., 49 vjeç dhe S.K., 62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



