Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, bllokohet mjeti lundrues skaf pa dokumentacion

Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, bllokohet mjeti lundrues skaf pa dokumentacion

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative në Ksamil pasi ka rrezikuar jetën e plazhistëve dhe ka shkelur perimetrin e sigurisë. Mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë. Njoftimi: Ksamil/Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues skaf pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative. Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit. Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy