Transportonin emigrantë të paligjshëm nga Greqia drejt Shqipërisë, 5 të arrestuar

Transportonin emigrantë të paligjshëm nga Greqia drejt Shqipërisë, 5 të arrestuar

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “ COMPLEX” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Bëhet me dije se në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sterjo Germenji., 26 vjeç, Anamaria Mihallari., 24 vjeçe, Drita Shehu., 55 vjeçe, Sanije Shehi., 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu., 26 vjeç.

Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga shtetaset Drita Shehu dhe Sanije Shehu (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin Rigers Vejsiu (djali i shtetases Drita Shehu) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, këta shtetas, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta shtetas organizonin punën për trafikimin e tyre.

Këta shtetas dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë shtetasit Sterjo Gërmenji dhe Aanamaria Mihallari, me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshëm.

Ndërkohë shtetasit D. N., dhe V. M., dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy