
Dy vajza 16-vjeçare nga Tirana janë larguar nga shtëpia që nga data 1 janar. Dy të miturat kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe janë larguar që në mëngjes nga banesa e tyre.
Në njoftimin e bërë publik, thuhet se ishin prindërit ato që kaë denoncuar zhdukjen e vajzave të cilat janë shoqe së bashku.
Denoncimi është bërë në datën 1 Janar, dy ditë më parë. Menjëherë policia ka nisur kërkimet për dy vajzat 16-vjeçare
Njoftimi Tiranë
Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



