Plagosi 30-vjeçarin me thikë, arrestohet autori

Plagosi 30-vjeçarin me thikë, arrestohet autori

Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë të ftohta në Rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës në Tiranë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 ku shtetasi me iniciale A.Z, është qëlluar me thikë. I riu ka përfunduar në spital.

Policia sqaron se 30 vjeçari është konfliktuar me shtetasin Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3.

“Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës thikë”, sqaron policia.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy