Përkeqësim i motit/ DPD apel subjekteve: Rrisni gatishmërinë e ekuipazhit në mjetet lundruese

Përkeqësim i motit/ DPD apel subjekteve: Rrisni gatishmërinë e ekuipazhit në mjetet lundruese

 Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se “duke filluar nga sot deri ditën e mërkurën në mesnatë, moti do të përkeqësohet”.

Në njoftimin për mediet, DPD thekson se “bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m”.

Drejtoria e Përgjithshme Detare u bën apel subjekteve që të marrin masat e nevojshme.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, apelon DPD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy