
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit. Sipas policisë, automjeti me drejtuese I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues F. D.
Drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.



