
Një person ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e daljes së një kamioni nga rruga. Rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



