
Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Burime nga policia se objektiv i sulmit kanë qenë babë e bir, Zef Guri dhe Gjin Guri. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale. Në vitin 2021, atij i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij. Ndërsa në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.
Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.
Ai figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Shtetasi Gjin Guri pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa punonte edhe me furgon pasagjerësh.



