
Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një 18-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dje në mbrëmje janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
Në njoftim thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Gj., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën "Komuna e Parisit", janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë”.



