Një fëmijë i vogël vetëm 2 vjeç, është përplasur nga një makinë në Tiranë, duke mbetur i plagosur.
Si të dyshuar specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan R. T., 18 vjeç, banues në Tiranë.
I riu akuzohet se ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç.
Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.



