Motorri përplaset me biçikletën në Pogradec, një i plagosur

Motorri përplaset me biçikletën në Pogradec, një i plagosur

Aksident me pasojë plagosje është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, Pogradec, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. K., banues në fshatin Gështenjas, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin S. B., banues në Guras.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi me biçikletë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy