Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, nën hetim 10 persona

Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, nën hetim 10 persona

Janë vënë nën hetim 10 organizatorët e protestës së zhvilluar ditën e djeshme te Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit:

A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.

Shtetasit e sipërpërmendur në një protestë  të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Kujtojmë se dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish pasditen e të shtune në sheshin “Nënë Tereza”, duke protestuar kundër vaksinimit me detyrim. Kjo ishte fundjava e tretë që aktivistë dhe qytetarë u ngritën kundër vendimit të qeverisë.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, “Jo vaksina me forcë, jo 5G” protestuesit u shprehen të shqetësuar, pasi thanë se nuk kanë besim tek përbërja e injeksionit.

Ata thanë se vendimet e qeverisë ndaj qytetarëve duhet të jenë jo me detyrim, siç bëhej në diktaturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy