Kokainë dhe armë, dy të arrestuar në Tiranë

Kokainë dhe armë, dy të arrestuar në Tiranë

Arrestohen dy persona në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë 30-vjeçari Ramadan Çorja dhe 24-vjeçari, Vangjel Kaziu.

Sikurse njofton policia, ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, shpërndarje të lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokalit për përdorim të lëndëve narkotike.

Ata janë kapur në flagrancë pasi duke pirë kokainë, në Bathore, në rrugën “Demokracia”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Çorjas, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale“Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy