
Është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në banesë një person në Pogradec. Sipas të dhënave paraprake pushuesi rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira për pushime.
Nga këqyrja paraprake është bërë e ditur nga policia se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale. Policia po heton për shkakun e vdekjes së tij.



