
Gjykata e Lezhës ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjacin, e cila u arrestua dy ditë parë nga Policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj kunatës, por ka tentuar ti heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, konflikt në të cilin janë përfshirë edhe familjar të tjerë.
Pavarësisht pretendimeve të saj, duke ju referuar materialit të paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoj që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndroj në burg, por pasi dëgjoj palët gjykata vendosi një masë më të bute ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kanë pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.



